Flakët përfshinë mbrëmjen e sotme një karburant në autostradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku janë dëgjuar dy shpërthime të mëdha dhe pika e furnizimit me karburant është përfshirë nga zjarri.
Mediat shqiptare raportojnë se zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin te karburanti dhe është shmangur plotësisht rreziku i përfshirjes nga flakët i depozitave të karburantit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit në karburant janë lënduar 6 persona. Njëri prej tyre po transportohet për në Tiranë në repartin e djegies.
Pesë të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Zjarrfikësit po punojnë për eliminimin e plotë të zjarrit, ndërsa shërbimet e policisë kanë vendosur perimetër sigurie dhe kanë larguar të gjithë njerëzit përreth./Sinjali/