image Eksperti zbulon arsyen përse presidenti çek e urren Kosovën

Kosovë

Zeman/ Eksperti zbulon arsyen përse presidenti çek e urren Kosovën

news image

Presidenti i Republikës së Çekisë, Milos Zeman, i cili iu bind dëshirave të Serbisë duke thënë se Çekia do ta tërheq njohjen e Kosovës, po rezulton të ketë probleme të mëdha me popullin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas analistit çek, deklaratat e tilla të Zeman ndaj Kosovës nuk mund të konsiderohen befasi për shkak Zeman nuk i dëshiron popujt që janë me shumicë myslimane. Përndryshe Zeman njihet edhe si një person që konsumon jashtëzakonisht shumë alkool.

Etnologu, Philip Tesar, tha se arsyeja kryesore përse sipas tij Zeman, ka bërë këto deklarata është për shkak se populli në Kosovë është më shumë se 90% mysliman.

Tesar për Lidovky.cz, tha se myslimanët e Kosovës në sy të Zeman duken si terrorist për shkak se luftuan për bashkimin me Shqipërinë.

“Po kështu ai nuk e pëlqen NATO-n, e cila sulmoi Serbinë. Serbët i rezistuan epërsisë numerike dhe teknologjike e cila është një pikë tjetër në sytë e Milos Zemanit. Thjesht sipas tij shqiptarët janë terroristë që merren me drogë të ndyrë”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/