Eksperti kroat, Davor Gjenero, thotë se Kaja Kallas, e cila tash e tutje do ta zëvendësojë Josep Borrellin, do ta gjejë personin adekuat për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjenero thekson se, situata pas këtij viti do të ndryshojë, teksa thotë se pritshmëritë për Kaja Kallas i ka të mëdha.
“Shpresoj që Kaja Kallas do të vendos ndërmjetës të dialogut dikë që është i orientuar fortë në euroatlantik dhe person që kupton shtyllat e marrëveshjes së paqes pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Gjenero.
“Jam i sigurt që situata pas janarit do të ndryshojë thellësisht”, përfundon ai