image Eksperti i koronavirusit në Suedi, pranon gabimet por insiston për hapjen e bareve

Botë

Pandemia/ Eksperti i koronavirusit në Suedi, pranon gabimet por insiston për hapjen e bareve

news image

Krye-epidemiologu i Suedisë ka pranuar dje se reagimi i famshëm i vendit për qëndrimin hapur ndaj koronavirusit mund të jetë qenë i gabuar, vetëm në lidhje me qasjen ndaj shtëpive të të moshuarve, por jo me mbajtjen hapur të bareve e restoranteve.

Teksa vendi regjistroi sot 790 raste të reja me Covid-10, më e larta e një jave, epidemiologu Anders Tegnell tha se nuk ishte bërë sa duhet për të mbrojtur njerëzit në shtëpitë e të moshuarve, të cilat ishin thuajse gjysma e 2,586 vdekjeve nga koronavirusi në vend.

Tegnell pranoi se pandemia ishte përhapur më shpejt në shtëpitë suedeze të të moshuarve sesa në disa shtete të tjera, duke shtuar se nuk e kishte të qartë arsyen.
Ai shtoi se strategjia klasike e bllokadës është më efektive në terma afatgjatë.

Në janar Tegnell tha se “nuk duhet të shqetësohemi” për virusin, duke argumentuar asokohe se nuk kishte arsye të ndërpritej udhëtimi me Kinën pasi nuk kishte rrezik përhapjeje në Suedi.

I pyetur dje për parashikimet e tij, Tegnell tha se “nuk ishte i vetëm në llogaritjet e tij”, bazuar në epidemitë e mëparshme të SARS e MERS.
SARS shkaktoi rreth 8,000 infektime në të gjithë botën kurse MERS vetëm 2,500.

Qeveria e Suedisë tha se qasja e saj e relaksuar bën që njerëzit të pranojnë për më gjatë kufizimet e vogla.

64 vjeçari Tegnell, tha dje: “Virusi ka qenë më i paparashikueshëm nga sa besuam në fillim. Ai u bë i dhunshëm në Itali megjithse atje u morën masa drastike. Ndërsa ne kemi bërë vlerësimet bazuar që gjendjen tonë reale. Nuk kemi tentuar të shikojmë në topin e kristaltë për të parashikuar sesi do të shkojë”.

Mes masave të shtuara në Suedi janë ndalimi i vizitave në shtëpitë e të moshuarve.

Tegnell fajësoi “shumë faktorë të ndryshëm” në dështimin e kujdesit të plotë për të moshuarit. Ai tha më tej se dhe Britania që mori masa të ashpra nuk ariti të parandalonte goditjen e rëndë.

Suedia ka regjistruar 2,586 raste me koronavirus në krahasim me vetëm 443 në Danimarkën fqinje, e cila ka një popullatë dhe gjeografi të ngjashme.
Danimarka ka hapur shkollat fillore dhe disa biznese delikate si floktoret dhe autoshkollat./ Gazeta Sinjali/