image Eksperti amerikan reagon pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Kosova është në telashe

Politikë

Eksperti amerikan reagon pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Kosova është në telashe

news image

Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e Gjykatës së Hagës ka publikuar aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Serwer është shprehur se kjo aktakuzë nuk është thjeshtë vetëm një çështje personale e Thaçit dhe Veselit dhe se Kosova është në telashe.-

“Aktakuza nuk është vetëm një çështje personale për Thaçin dhe Veselin. Është çështje institucionale dhe ndërkombëtare gjithashtu. Kosova është në telashe”, ka thënë Serwer.

Ai tutje ka thënë se është suprizuar nga një aktakuzë e tillë pasi që ka dyshuar se vazhdojnë të ekzistojnë prova për të ngritur aktakuzë.

Serwer gjithashtu thotë se një aktakuzë e tillë vjen disa ditë përpara takimit të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Washington i cili ndërmjetësohet nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Sipas ekspertit amerikan, dikush mbase mund ta ketë menduar që publikimi i kësaj aktakuze do ta vendosë presidentin Thaçi nën presion./Gazeta Sinjali/