image Ekspertët: Prilli muaji i 11-të radhazi që thyen rekord temperaturash

Evropë

Ekspertët: Prilli muaji i 11-të radhazi që thyen rekord temperaturash

news image

Muaji prill i vitit të sivjetmë ishte më i ngrohtë se çdo prill i mëparshëm qëkur shkencëtarët kanë nisur mbledhjen e të dhënave.

Sipas agjencisë për ndryshime klimatike në Evropë ‘Copernicus’, prilli është muaji i 11-të radhazi që temperaturat thyejnë rekordet e mëparshme.

Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga kjo agjenci, temperatura e ajrit sipërfaqësor muajin e kaluar ishte 15.03 gradë celsius, që është 0.67 gradë më lartë se mesatarja për prillin e llogaritur midis 1991-tës dhe 2020-s.

Kjo është gjithashtu 1.58% më e lartë se pika e referencës e përcaktuar në Samitin e Klimës në Paris.

Sipas studimit, edhe temperaturat globale të sipërfaqes së detit në shumicën e oqeaneve të botës mbetën në nivele jashtëzakonisht të larta.

/GazetaSinjali/