image "Eksod" masiv te Prishtina, klubi largon 10 lojtarë dhe dy trajnerë nga skuadra

Futboll

“Eksod” masiv te Prishtina, klubi largon 10 lojtarë dhe dy trajnerë nga skuadra

news image

Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina ka njoftuar se ka larguar 10 futbollistë nga skuadra.

Prishtina me anë të një postimi ka bërë të ditur se lojtarët si: Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka nuk do të jenë pjesë e skuadrës, pasi të njëjtëve iu ka skaduar kontrata.

Gjithashtu, me marrëveshje klubi ka ndërprerë bashkëpunimiin edhe me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi.

E përveç lojtarëve, klubi bardh e kaltër ka larguar edhe dy trajnerët Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu.

Kujtojë që klubi kryeqytetas dje njoftoi për arritjen e marrëveshjes me një trajner të ri.

Bëhet fjalë për trajnerin e njohur, Jean-Michel Cavalli, i cili kishte menaxhuar disa skuadra të mëdha në Evropë.

Krejt këto largime me siguri kanë qenë të drejtuar me gisht pikërisht nga trajneri francez, i cili synon në një reformë totale te klubi i Prishtinës.

/GazetaSinjaliSport/