Një zyrtar policor ka plagosur një person, mëngjesin e sotëm në fshatin Dubravë të Istogut, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet të ketë qenë aksidentale, nga pakujdesia e zyrtarit policor.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.