image Ekskluzive: Zhduket me veturën që e merr me qira – pronari alarmon Policinë, kërkohet ndihma e qytetarëve

Siguri

Ekskluzive: Zhduket me veturën që e merr me qira – pronari alarmon Policinë, kërkohet ndihma e qytetarëve

news image

Një rast i dyshuar mashtrimi është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar nga Gjilani, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për rikthimin e veturës së tij që nuk është kthyer sipas marrëveshjes së qirasë.

Sipas ankuesit Lirim Halili, më 06.05.2025, një person i identifikuar si Flori Krasniqi nga Suhareka, ka marrë me qira një VW Tiguan me targa 06-663-EL, me afat kthimi më 09.05.2025.

Vetura ishte marrë për t’u përdorur në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, por pas përfundimit të afatit, personi në fjalë nuk e ka kthyer veturën dhe ka ndërprerë çdo kontakt, përfshirë numrin e telefonit 045-838-835, i cili figuron jashtë shërbimit.

Për të ndihmuar në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit, Sinjali publikon këto të dhëna me qëllim që çdo qytetar që ka informacion të mund të ndihmojë në zgjidhjen e rastit.

Çdokush që ka dijeni për vendndodhjen e Flori Krasniqit apo veturës së lartpërmendur, mund të njoftojë menjëherë Policinë ose redaksinë tonë.

I shqetësuar për fatin e automjetit dhe për mundësinë e një keqpërdorimi të qëllimshëm, pronari ka kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit.

Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, është inicuar procedurë zyrtare dhe është lëshuar urdhër për ndalimin e veturës dhe personit në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, në rast se tentohet largimi nga territori.

Rasti po trajtohet nga Policia si çështje me elemente të mundshme penale dhe civile, ndërsa Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/