image Ekskluzive: Zbulohet kush është personi që u kap me drogë në Prizren, dyshohet për shitblerje të narkotikëve

Siguri

Ekskluzive: Zbulohet kush është personi që u kap me drogë në Prizren, dyshohet për shitblerje të narkotikëve

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe të enjten, Policia arrestoi një person në Prizren, si i dyshuar për shitblerje të drogës, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari që u prangos u kap me një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë dhe iu bastis shtëpia.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që përfundoi në pranga të Policisë është Andis Imeri, rreth 19-vjeçar.

Droga që iu gjet e ndarë në disa doza është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/