image Ky është 42-vjeçari nga Prizreni që u arrestua pasi u kap me armë ilegale dhe mijëra euro në veturë

Siguri

Ky është 42-vjeçari nga Prizreni që u arrestua pasi u kap me armë ilegale dhe mijëra euro në veturë

news image

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armët, me të cilat sillen lirshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar sot në Prizren, teksa Policia po patrullonte dhe ndaloi për kontroll një veturë, ku u gjetën një armë ilegale me municion dhe para të gatshme në valuta të ndryshme, në total mbi 5 mijë euro.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap në flagrancë nga Policia është Atdhe Bytyqi, rreth 42-vjeçar.

Bytyqi është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për armëmbajtje pa leje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/