image Ekskluzive: Zbulohet emri i të dyshuarit që u kap me drogë në Gjakovë, përfundon në ndalim

Siguri

Ekskluzive: Zbulohet emri i të dyshuarit që u kap me drogë në Gjakovë, përfundon në ndalim

news image

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Kështu ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku u arrestua një 24-vjeçar, raporton Sinjali.

I dyshuari është arrestuar në rrugën “Nënë Tereza”, pasi Policia e ndali për kontroll dhe i gjeti një sasi të narkotikëve.

Sinjali mëson se personi që u prangos është Niko Rasi, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Droga, e llojit marihuanë është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, është hapur rasti në drejtim të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/