image Ekskluzive: Zbulohet emri i të arrestuarit në aksionin kundër drogës në Suharekë e Prizren

Siguri

Ekskluzive: Zbulohet emri i të arrestuarit në aksionin kundër drogës në Suharekë e Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi për një aksion kundër drogës që u zhvillua sot në Prizren e Suharekë, që rezultoi me konfiskimin e mbi 100 gramë substancë narkotike marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për kultivim e shitblerje të drogës.

Sipas burimeve nga Prokuroria i dyshuari që ra në prangat e Policisë nën dyshimet për shitje, shpërndarje e kultivim të substancave narkotike është Leotrim Qerimaj.

I njëjti u arrestua në Prizren, ndërkohë që Policia kreu bastisje në banesën e tij në këtë qytet dhe më pas edhe në shtëpinë e tij në fshatin Sallagrazhdë të Suharekë.

Në dy vendbanimet ku është zhvilluar bastisja, gjatë kontrollit policor  janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10 qese me marihuanë, pajisje për kultivimin e këtyre substancave, si dhe disa telefona që do të shërbejnë si prova në hetimin e mëtutjeshëm të rastit.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari që është arrestuar, u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë për veprat për të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal së bashku me provat e konfiskuara gjatë kontrollit policor në dy lokacionet ku u zhvilluar aksioni.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/