Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjakovë i zhvilluar të enjten, rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për shitblerje e shpërndarje të narkotikëve dhe sekuestrimin e një sasie të kokainë. Të dyshuarit u kapën në flagrancë dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që përfunduan në prangat e Policisë janë Asdren Perrolli dhe Kastriot Juniku.
Dy të dyshuarit janë kapur mat nga Policia, teksa njëri ishte duke i dhënë tjetrit një qese të dyshimtë – që rezultoi të jetë substancë narkotike, e llojit kokainë.
Përveç drogës, janë sekuestruar edhe disa telefona dhe qindra euro para të gatshme.
Antidroga i ka prangosur Perollin dhe Junik dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.