image Ekskluzive | Zbardhet vjedhja e rëndë në Prishtinë – arrestohet 19-vjeçari, përfundon në ndalim policor

Ekskluzive

Ekskluzive | Zbardhet vjedhja e rëndë në Prishtinë – arrestohet 19-vjeçari, përfundon në ndalim policor

news image

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar njërin nga të dyshuarit për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në fund të muajit maj në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Darsej Pacollin, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në vjedhjen e rëndë të raportuar më 25 maj, rreth orës 04:35, në rrugën “Mon Balaj”.

Sipas informatave, pas pranimit të rastit, hetuesit policorë kanë zhvilluar veprime intensive operative dhe hetimore, të cilat kanë çuar në identifikimin e njërit prej personave të dyshuar.

Më 30 maj, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit dhe, me urdhër të Prokurorit kujdestar, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave hetimore fillestare, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij policor.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rast dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të vjedhjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/