image Ekskluzive: Vrasja dhe plagosja e disa personave në Aktash, dyshohet se në rast janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat

Siguri

Ekskluzive: Vrasja dhe plagosja e disa personave në Aktash, dyshohet se në rast janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat

news image

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Në këtë rast siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.

https://sinjali.com/e-rende-vdes-nje-person-pas-te-shtenave-ne-aktash

Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në këtë rast siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

Në mars Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit është Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, ishite djali i Salih Sekiraqës.

Ndërsa, për rastin që ndodhi sonte në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

https://sinjali.com/detajet-ekskluzive-dyshohet-se-kater-persona-jane-plagosur-nga-te-shtenat-ne-aktash

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

https://sinjali.com/unaza-e-celikte-e-policise-aktivizohet-pas-plagosjes-se-kater-personave-ne-prishtine

/GazetaSinjali/