image Ekskluzive: Vjedhje në parkingun e aeroportit të Prishtinës, zhduket vetura e një rent-a-car

Ekskluzive

Ekskluzive: Vjedhje në parkingun e aeroportit të Prishtinës, zhduket vetura e një rent-a-car

news image

Siguria publike në Kosovë po përballet me rritje të vjedhjeve, dhe sot një rast i tillë ka ndodhur në parkingun e aeroportit, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Pronari i një Volkswagen Golf 8 të cilën e kishte në shfrytëzim përmes rent-a-car, ka treguar se makina është zhdukur rreth orës 15:33.

“Klienti e ka lënë veturën aty, ne kemi shkuar për një orë për ta marrë, por makina nuk ka qenë aty. Rasti është raportuar në polici dhe hetuesit po shqyrtojnë kamerat e aeroportit”, ka thënë pronari.

“Na ka vjedhur në parkingun e aeroportit rreth orës 15:33. Klienti e ka lënë veturën aty; ne kemi shkuar për një orë për ta marrë, por makina nuk ka qenë aty dhe e ka marrë dikush tjetër. Rasti është hapur edhe në polici, ku hetuesit do të shqyrtojnë kamerat e aeroportit. Klienti e ka dërguar veturën në aeroport dhe na ka dërguar fotografi në parking, e ka lënë dhe është larguar menjëherë. Targat janë 01-743-EZ. Të lajmëroni në numrat 045111717 ose 045477444.”, tha i dëmtuari për Sinjalin.

Rasti theksoi shqetësimin e vazhdueshëm për sigurinë e hapësirave publike dhe pronave private në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/