Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin e Vjetër në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë armë nga një kasafortë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 20 prillit, ndërsa rasti është raportuar më 21 prill rreth orës 11:05.
Sipas ankuesit S. S, ai kishte dalë nga shtëpia më 20 prill rreth orës 11:05, ndërsa kur është kthyer një ditë më vonë, ka vërejtur se dera ishte e hapur me forcë dhe e dëmtuar. Brenda shtëpisë, ishte dëmtuar edhe kasaforta ku mbaheshin armët.
Nga aty, sipas tij, janë vjedhur një pistoletë Glock 9×19 mm, një armë e gjatë BRG-55, kalibër 5.56×45 mm.
Ai ka deklaruar se armët i përkisnin djalit të tij dhe ishin me leje të rregullt, ndërsa vlera e tyre kap shumën rreth 2450 euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetimet dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimet dhe kanë mbledhur provat për zbardhjen e rastit.
Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!