image Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Ferizaj – nga shtëpia merren 25 mijë euro ari dhe pajisje policore

Ekskluzive

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Ferizaj – nga shtëpia merren 25 mijë euro ari dhe pajisje policore

news image

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë stoli ari dhe pajisje policore.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 5 mars 2026, në intervalin kohor 17:00 – 19:15.

Viktima A. Z ka deklaruar se rreth orës 17:00 kishte dalë nga shtëpia së bashku me familjarët, ndërsa kur ishte kthyer rreth orës 19:00, kishte vërejtur se dera e hyrjes ishte hapur me forcë, ndërsa shtëpia ishte demoluar në të dy katet.

Sipas tij, nga shtëpia janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 25 mijë euro, si dhe pajisje zyrtare policore që i përkisnin vajzës së tij, e cila është zyrtare policore. Ndër të tjera dyshohet se janë marrë edhe një karikator me 15 fishekë dhe një sprej OC.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve rajonale dhe forenzika rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, i cila ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë” dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/