image Ekskluzive: Viktima e dhunës nga polici që u arrestua sot është po ashtu zyrtare policore

Siguri

Ekskluzive: Viktima e dhunës nga polici që u arrestua sot është po ashtu zyrtare policore

news image

Arrestimi i zyrtarit policor nën dyshimin për dhunë në familje, Safet Çivoviç, erdhi pasi ish-bashkëshortja e tij, po ashtu zyrtare policore, (emër i njohur për redaksinë), e njoftoi Policinë për dhunën e ushtruar ndaj saj, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, bëjnë me dije se përveç ish-bashkëshortes, i dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dhe fëmijët e tij.

Një person i afërt me shtëpinë e zyrtarëve policorë ka treguar për Gazetën Sinjali, se për shkak të dhunës fizike nga zyrtari policor, viktima dhe fëmijët kishin marrë lëndime trupore.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali nga fshati Vitomiricë, ku edhe jeton viktima dhe i dyshuari, kanë bërë të ditur se zyrtarët policorë jetojnë në të njëjtën shtëpi, por në kate të ndara.

Pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Pejës, viktima është kthyer në shtëpi në fshatin Vitomiricë bashkë me fëmijët e saj.

I dyshuari është arrestuar nga IPK dhe është suspenduar për shkak të hetimeve.

/Gazeta Sinjali/