Vetura zyrtare në të cilën ndodhej ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, është përfshirë në një aksident trafiku, të hënën pasdite. Aksidenti ka ndodhur në rrugën QMI-Lipjan dhe për rastin tashmë janë vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, në aksident është përfshirë një automjet tjetër dhe vetura zyrtare e Ministrisë së Kulturës, ku ndodhej ministri Çeku.
Bazuar në informacionet e para, të lënduar nuk ka pasur, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga shoferi i veturës civile, i cili po dyshohet se ka goditur veturën tjetër.
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.