Një 31-vjeçar nga Peja ka përfunduar nën hetim për kanosje ndaj personave zyrtarë, pasi dyshohet se ka kërcënuar policët që po e shoqëronin në stacion.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së 17 qershorit, kur njësitë policore kishin intervenuar në një rast në rrugën “Oso Kuka” në Pejë.
Pas ndërhyrjes policore, një person ishte shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë për procedura të mëtejme.
Sipas informatave, sapo kanë arritur në stacion, i shoqëruari, Florian Gara, rreth 32-vjeçar, dyshohet se u është drejtuar me fjalë kërcënuese dy zyrtarëve policorë që po kryenin detyrën zyrtare.
Rasti është referuar te Njësia e Hetimeve në Pejë, e cila ka mbledhur raportet e zyrtarëve policorë dhe ka njoftuar Prokurorin kujdestar.
Pas shqyrtimit të rrethanave, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit penal për “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Nga i shoqëruar në stacion policor, në të dyshuar për një vepër të re penale – 31-vjeçari dyshohet se i kërcënoi policët pikërisht brenda ambienteve të Policisë.
Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!