Një person është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi gjatë verifikimit nga Policia ka rezultuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti lidhet me një rrahje të raportuar më 20 qershor, rreth orës 02:30, në diskotekën “Gate Club” në Prishtinë.
Pas shoqërimit të personave të përfshirë në Stacionin Policor Jugu, gjatë verifikimit ka rezultuar se E.K. ishte në kërkim në bazë të urdhëresës për vuajtje të dënimit.
Burimet bëjnë të ditur se ai ishte i dënuar me dy vjet burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!