image Ekskluzive | U raportua e zhdukur në Prizren, 20-vjeçarja gjendet duke fjetur në një veturë – tregon pse ishte larguar nga shtëpia

Siguri

Ekskluzive | U raportua e zhdukur në Prizren, 20-vjeçarja gjendet duke fjetur në një veturë – tregon pse ishte larguar nga shtëpia

news image

20-vjeçarja nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, është gjetur nga Policia pas disa ditësh, ndërsa ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia me vullnetin e saj dhe nuk kishte qenë viktimë e ndonjë dhune, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Sumeja Gashin (20-vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, fillimisht më 17 korrik, njerka e saj, N. K. (31vjeçare), kishte raportuar në Polici se Sumeja ishte larguar nga shtëpia më 16 korrik, rreth orës 01:00, dhe se, pavarësisht kërkimeve të familjarëve, nuk dihej vendndodhja e saj. Sipas raportimit, ishte hera e parë që ajo largohej nga shtëpia.

Megjithatë, më 19 korrik, Policia e ka lokalizuar Sumeja Gashin duke fjetur në një veturë në rrugën “Tahir Meha” në Prizren. Ajo ndodhej në shoqërinë e M. S..

Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, 20-vjeçarja ka deklaruar se nuk ishte dhunuar në asnjë mënyrë, se ishte larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe se gjatë gjithë kohës kishte qëndruar me personin në fjalë.

Pas përfundimit të procedurave policore, njerka e ka marrë 20 vjeçaren dhe e ka dërguar në shtëpi.

Rasti është evidentuar si person i zhdukur – i gjetur, ndërsa pas deklarimeve të viktimës nuk është konstatuar ndonjë element që do të ngrinte dyshime për vepra të tjera penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/