image Ekskluzive | U kap me armë në veturën luksoze në Prishtinë, 28-vjeçari përfundon në ndalim

Ekskluzive

Ekskluzive | U kap me armë në veturën luksoze në Prishtinë, 28-vjeçari përfundon në ndalim

news image

Një aksion rutinë i Policisë në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e një 28-vjeçari, pasi gjatë kontrollit iu gjet armë zjarri me fishekë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Xheladin Hana”, ku njësitet policore kanë ndaluar për kontroll një veturë Audi A7 me targa vendore.

Sipas informacioneve, automjeti drejtohej nga Liridon Islami, ndërsa në ulësen e pasagjerit ndodhej Alaudin Jusufi, 28-vjeçar.

Gjatë kontrollit të kryer nga policët, te Jusufi është gjetur një armë e llojit “Zoraki Mod. 917-T”, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 milimetra.

Pas zbulimit të armës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se arma ishte pronë e tij.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa Alaudin Jusufi është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/