image Ekskluzive | U gjuajt me armë rreth 130 herë, zbulohen emrat e dy të dyshuarve për të shtënat në Koliq

Siguri

Ekskluzive | U gjuajt me armë rreth 130 herë, zbulohen emrat e dy të dyshuarve për të shtënat në Koliq

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të hënën edhe në fshatin Koliq të Prishtinës, disa orë pas incidentit që ndodhi në qendër. Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër ndodhet në arrati – teksa janë konfiskuar armë e municion, raporton Gazeta Sinjali.

Dy anëtarë të familjes Kadriu dyshohen për këtë rast dhe vetëm njëri prej tyre ka përfunduar në prangat e Policisë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos është Naman Kadriu, ndërsa i arratisuri është Bajram Kadriu.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është bërë bastisja e shtëpisë së tyre, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, rreth 130 gëzhoja si dhe fishekë të ndryshëm të armëve.  

Të njëjtat burime kanë zbuluar se Policia e ka kapur në flagrancë të dyshuarin Naman Kadriu, i cili më pas është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është urdhëruar masa e ndalimit policor, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/