image Ekskluzive | Therje me thikë në zemër të Prishtinës – ky është 20-vjeçari që po lufton për jetën, sulmuesi në arrati

Ekskluzive

Ekskluzive | Therje me thikë në zemër të Prishtinës – ky është 20-vjeçari që po lufton për jetën, sulmuesi në arrati

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku një 20-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u sulmua me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Bujar Halili 20-vjeçar.

Sipas informacioneve, Policia fillimisht u njoftua për një përleshje në shesh, por patrullat që dolën në vendin e ngjarjes nuk hasën në persona të lënduar. Pak minuta më vonë, u konfirmua se një i ri ishte dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ku mjekët konstatuan se ai kishte marrë dy plagë nga thika në shpinë.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se goditjet i kanë prekur organe vitale, ndërsa i riu po trajtohet në QKUK.

Sipas deklaratës së vëllait të viktimës, ai ndodhej së bashku me Bujarin në Sheshin “Skënderbeu”, kur papritur tre persona iu afruan. Njëri prej tyre fillimisht e shtyu viktimën dhe më pas e goditi me thikë, ndërsa të dyshuarit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitari ka deklaruar se nuk i njeh autorët e sulmit.

Hetuesit policorë kanë zhvilluar veprimet e para hetimore në QKUK dhe, në koordinim me Prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/