Një përplasje e armatosur me motive hakmarrjeje ka ndodhur sot në Pejë.
Sipas informacioneve ekskluzive të Gazetës Sinjali, janë të përfshirë dy persona të njohur për organet e rendit: Miftar Dobraj dhe Dardan Manaj, i njohur me nofkën “Manilla”.
Burime të sigurta bëjnë me dije se ngjarja është pasojë e një konflikti të mëhershëm, pasi më parë dyshohet se djali i Manajt kishte qëlluar ndaj Dobrajt, ndërsa sot, pasi janë “zatet” me vetura në rrugë, Miftar Dobraj dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të Manajt.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur prova që lidhen me tentim vrasjen.
Këto janë informatat fillestare, të cilat mbetet të konfirmohen nga autoritetet zyrtare.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.