Një përballje gjyqësore për një rast fajdeje ka degraduar në tension të lartë dhe kërcënime serioze ndaj zyrtarëve të drejtësisë, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, më 13 qershor 2025.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se gjatë zhvillimit të seancës për një rast të iniciuar në vitin 2020, i akuzuari Bekim Rizani, reth 47-vjeçar ka kërcënuar me tone të ashpra dhe fjalë fyese dëshmitarin F.M, rreth 47-vjeçar, i cili ishte duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës. Sipas burimeve, Rizani nuk është ndalur me kaq – ai u është drejtuar edhe prokurorit të çështjes me sjellje kërcënuese dhe me dorën e ngritur ka tentuar t’i afrohet dëshmitarit, por është ndaluar në kohë nga policia gjyqësore.
Pas incidentit, në rast është përfshirë Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit të tij mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj Rizanit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Hetimet janë në zhvillim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/