image Ekskluzive | Të shtëna me armë pranë Gjykatës në Pejë – dalin detaje të reja nga incidenti te “Dosja”

Ekskluzive

Ekskluzive | Të shtëna me armë pranë Gjykatës në Pejë – dalin detaje të reja nga incidenti te “Dosja”

news image

Detaje të reja kanë dalë nga incidenti me armë zjarri që tronditi mbrëmë qendrën e Pejës, pranë Gjykatës Themelore dhe kafiterisë “Dosja”, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 në rrugën “Adem Jashari”, në një kohë kur zona ishte e frekuentuar nga qytetarë dhe automjete.

Sipas burimeve, një person që po lëvizte me motoçikletë ka parë një veturë që dyshohet të ketë qenë Fiat Lupo, nga e cila shoferi ka nxjerrë dorën nga dritarja dhe ka shtënë dy herë me armë zjarri.

Dëshmitari ka deklaruar se fillimisht ka dëgjuar krismat, ndërsa më pas ka parë të dyshuarin duke e futur armën brenda veturës dhe duke vazhduar lëvizjen.

Pas raportimit të rastit, Policia ka bllokuar rrugën në drejtim të qendrës së qytetit, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe krim-teknika.

Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 6.35 mm, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, hetuesit kanë arritur të konfirmojnë se të shtënat janë bërë në ajër.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Pavarësisht veprimeve hetimore, i dyshuari ende nuk është identifikuar dhe Policia po vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/