Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë–Gjilan, ku një veturë është qëlluar me armë, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 00:40, në hyrje të fshatit Slivovë.
Sipas deklarimeve të viktimave Amar Huseni (1995) dhe Berat Behrami (1990), ata ishin duke lëvizur me një veturë VW Golf 8, kur një veturë tjetër BMW X5 me ngjyrë të zezë është ndalur në rrugë.
Nga kjo veturë ka zbritur një person, i cili ka shtënë disa herë me armë në drejtim të tyre, duke goditur automjetin.
Si pasojë, vetura është dëmtuar në pjesën e përparme, por nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetimore, ku janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, që dyshohet të jenë të armës së shkurtër.
Rasti është cilësuar nga Prokurori i Shtetit si “Vrasje në tentativë”, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.
Hetimet në vendin e ngjarjes kanë zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa njësitë janë tërhequr rreth orës 04:30, thonë sinjalizuesit
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.