image Ekskluzive | Të dehur dhe me armë në parkingun e autosallonit, Policia ndalon tre persona pas breshërisë së të shtënave në dalje të Prishtinës

Siguri

Ekskluzive | Të dehur dhe me armë në parkingun e autosallonit, Policia ndalon tre persona pas breshërisë së të shtënave në dalje të Prishtinës

news image

Një incident me armë zjarri ka alarmuar Policinë në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku tre persona janë shoqëruar në stacion pas raportimit për të shtëna me armë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 03:40, Policia ka pranuar informacion për të shtëna në parkingun e ADO Auto Sallon, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur Alban Fazliun (27 vjeç), Roland Fazliun (24 vjeç) dhe Evan Halitin (31 vjeç), si dhe një dëshmitar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, krimteknika ka sekuestruar një pistoletë të tipit “Radikal”, brenda së cilës ndodheshin edhe tre fishekë, si dhe 12 gëzhoja të shpërndara në lokacion.

Sipas burimeve, të tre të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, çka ka pamundësuar intervistimin e tyre në momentin e ndërhyrjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Përdorim i armës”, ndërsa hetimet do të vazhdojnë pasi të dyshuarit të intervistohen.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/