image Ekskluzive: Target i hetimit edhe një zyrtar policor në Prishtinë – Sinjali ka emrin, por nuk e publikon për të mos e cenuar hetimin

Ekskluzive

Ekskluzive: Target i hetimit edhe një zyrtar policor në Prishtinë – Sinjali ka emrin, por nuk e publikon për të mos e cenuar hetimin

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se hetimet që po zhvillohen në Gjakovë, e që çuan në arrestimin e tre qytetarëve dhe shoqërimin e disa zyrtarëve policorë, janë duke u zgjeruar edhe në Prishtinë, ku një tjetër zyrtar policor është futur në fokus të hetimeve.

Burime të sigurta konfirmojnë për Sinjalin se ky zyrtar është identifikuar dhe emri i tij i është bërë i ditur hetuesve. Megjithatë, për shkak të sensitivitetit të fazës hetimore dhe për të mos rrezikuar integritetin e procedurës, emri i tij nuk publikohet në këtë fazë.

Hetimi po udhëhiqet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), dhe pritet që veprimet e ardhshme hetimore të përfshijnë edhe intervistimin e këtij zyrtari.

Sinjali do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë rast dhe do të raportojë me transparencë për çdo zhvillim të ri, duke respektuar plotësisht dinamikën e hetimit dhe konfidencialitetin e nevojshëm.

/GazetaSinjali/