image Ekskluzive: Suspendohet polici i gjeneratës së 60 në Gjakovë, dyshohet se i pengoi kolegët për t’ia arrestuar vëllain

Siguri

Ekskluzive: Suspendohet polici i gjeneratës së 60 në Gjakovë, dyshohet se i pengoi kolegët për t’ia arrestuar vëllain

news image

Arrestimi i një personi të kërkuar ditën e sotme nga Policia Rajonale në Gjakovë dyshohet se u nga pengua një zyrtar policor, veprime këto që i kushtuan me suspendim. Ndaj policit tashmë është marrë vendimi dhe rasti do t’i dërgohet IPK-së për procedim të mëtejshëm, raporton Gazeta Sinjali.  

Kush është zyrtari i suspenduar dhe cilat janë detajet e rastit?

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici ndaj të cilit u mor vendimi për suspendim është Qendrim Kovaqi, i gjeneratës së 60-të.

Kovaqi, 23-vjeçar, po dyshohet se i pengoi kolegët e tij zyrtarë policorë për ta kryer detyrën zyrtare gjatë realizimit të një urdhërese të Gjykatës.

Bazuar në informacionet që i ka Sinjali, personi që ishte arrestuar nga Policia është vëllai i Kovaqit, i cili ishte në kërkim për shkak të një rasti të mëhershëm.

Në momentin që vëllai i policit ishte dërguar në stacion policor, ku ky i fundit ndodhej por jashtë detyrës zyrtare, dyshohet ta ketë penguar procesin.

Lidhur me detajet e rastit është njoftuar drejtoria dhe për pasojë ndaj Kovaqit është marrë vendimi për suspendim të përkohshëm për 72 orë.

Rasti tutje do të procedohet në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe varësisht nga zhvillimi i hetimit, do të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/