image Ekskluzive: Sulmuan katër të mitur përballë shkollës "Ismail Qemali", këta janë tre personat e arrestuar në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Sulmuan katër të mitur përballë shkollës “Ismail Qemali”, këta janë tre personat e arrestuar në Prishtinë

news image

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes personave në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe përballë shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë, të martën.

Gazeta Sinjali mëson se të dyshuar për këtë rast janë Enver Abazi, 35 vjeçar, Hashim Abazi, 43 vjeçar dhe Enis Abazi, 21 vjeçar.

Ky i fundit pas intervistimit është liruar, ndërsa dy të parët janë ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Të dyshuarit akuzohen se kanë sulmuar fizikisht katër të mitur.

Viktimat kanë marrë edhe lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë edhe trajtimin e duhur mjekësor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/