image Ekskluzive: Sulmi me çekan në oborrin e Gjykatës në Suharekë – Ky është i dyshuari dhe viktima, ky i fundit përfundon në spital

Ekskluzive

Ekskluzive: Sulmi me çekan në oborrin e Gjykatës në Suharekë – Ky është i dyshuari dhe viktima, ky i fundit përfundon në spital

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së martës në oborrin e Gjykatës Themelore në Suharekë, ku një person ka sulmuar një tjetër me çekan dore, duke e lënë të lënduar dhe duke shkaktuar alarm për sigurinë brenda objekteve të drejtësisë.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se sot, rreth orës 10:50, në hapësirën e jashtme të gjykatës, Hajdin Kurtishaj nga fshati Greikoc, komuna e Suharekës, ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë – çekan qytetarin Burim Berishën nga Suhareka.

Sipas informacioneve operative, i dyshuari Kurtishaj e ka goditur Berishën në parakrah të dorës së djathtë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Mjeti i përdorur në këtë sulm – një çekan dore – është sekuestruar nga njësia e Forenzikës në vendin e ngjarjes si provë materiale.

Pas sulmit, Hajdin Kurtishaj është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës.

Viktima Burim Berisha është transportuar fillimisht nga Emergjenca e QKMF-Suharekë dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë okularë, të cilët kanë qenë prezentë në momentin e sulmit.

Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar inicimin e veprës penale “Lëndim trupor”.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë relevante policore në Suharekë.

Sinjali do të qëndrojë mbi këtë rast dhe do të sjellë zhvillimet e radhës, përfshirë lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/