image Ekskluzive | Sulm me koktej molotovi në Lipjan, tentohet t’i digjet vetura një 27-vjeçari

Siguri

Ekskluzive | Sulm me koktej molotovi në Lipjan, tentohet t’i digjet vetura një 27-vjeçari

news image

Një rast i dyshuar i zjarrvënies është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Rubovc i Madh të Lipjanit, ku persona ende të paidentifikuar tentuan t’i vënë flakën një veture të parkuar në oborrin e një shtëpie, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, kur në oborrin e familjes Slavkovic është hedhur një shishe qelqi e mbushur me benzinë, e cila ka goditur automjetin Opel Zafira në pronësi të Milos Slavkovic (28-vjeçar).

Sipas burimeve, zjarri është vërejtur menjëherë nga familjarët, të cilët kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur ta shuajnë, duke bërë që dëmet materiale të jenë të vogla.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit dhe krim-teknika, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë mbledhur provat që pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa hetimet për zbulimin e personit ose personave përgjegjës janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/