Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet. Për një rast të tillë, është arrestuar një person në Ozdrim të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Albert Talaj, 44-vjeçar.
Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se pasi janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, në koordinim me Prokurorinë kanë bastisur shtëpinë e Talajt dhe xhaxhait të tij.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
- Nje pushkomitraloz i lehte kal.7.62x39mm +nje karikator i se njejtes arme
- Nje pushke gjuetie gjysem-automatike,model R570 M,kal.12mm.
- Nje pushke ajrore ,,Perfecta ,Mod.45 kal.4.5mm
- Nje pistolete Ekol Tuna kal.6.35mm+nje karikator i se njejtes
- Nje pistolete M-57 kaliber.7.62x25mm +nje karikator i se njejtes arme
- Nje pistolete me gaz Bloë C06 kaliber 9mm PAK +nje karikator i se njejtes
- 16 fisheke kaliber 7.62×25 mm
- 13 fisheke kaliber 6.35mmm
- 93 fisheke kaliber 7.62x39mm
- 1 kuti me diablla kaliber 4.5mm
- 47 fishek me gas kaliber 9 mm PAk
- 14 fishek per pushke gjuetie kaliber 12mm
- 3 gezhoja kaliber 7.62x39mm
- 1 gezhoje per pushke gjuetie kaliber 12mm
- 1 shenjester optike me mbishkrimin BUSHNELL 1×40 RD
- 1 thike ngjyre e zeze me numer MF12 me futroll
- Nje leje e armes se gjuetise ne emer te Albert Talaj
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që Talajt t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.