image Ekskluzive: Sinjali sjellë pamje nga operacioni i Antidrogës që u zhvillua në Prishtinë dhe Lipjan

Ekskluzive

Ekskluzive: Sinjali sjellë pamje nga operacioni i Antidrogës që u zhvillua në Prishtinë dhe Lipjan

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një sasi prej 2.5 kilogramësh kokainë është sekuestruar gjatë një operacioni të zhvilluar  nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).

Burime të sigurta kanë bërë të ditur për Sinjalin se pesë persona janë arrestuar, të cilët dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të organizuar të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet dhe përreth.

Operacioni është zhvilluar me veprime të koordinuara dhe të survejuara, ndërsa bastisjet janë kryer në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal, përfshirë telefonë, para dhe mjete të dyshuara për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bastisje janë duke u kryer edhe në lokacione të tjera, përfshirë komunën e Lipjanit.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se në njërin nga lokacionet në Lipjan, është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, por për momentin mbetet të konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet policore.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se një nga pesë personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë në Prishtinë, ku u kapën 2.5 kilogramë kokainë, është Fisnik Uka.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për vazhdimësinë e këtij rasti.

Pamjet e siguruara nga Sinjali:

/GazetaSinjali/