Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht lidhur me një aksion të Njësisë për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë ku gjatë ditës së djeshme, kanë goditur një rrjet të dyshuar për korrupsion në sistemin e pajisjes me patentë-shofer në disa qytete të Kosovës.
Në aksionin e koduar “Patenta”, janë arrestuar gjithsej 11 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorime të rënda me procesin e testimit dhe dhënies së lejeve të vozitjes.
Siç raportoi Sinjali, 9 nga të ndaluarit janë të lidhur direkt me qendrat për patentë-shofer dhe autoshkolla në Gjilan dhe Gjakovë.
Sinjali zbuloi ekskluzivisht emrat e të arrestuarve për aksionin e patentë-shoferëve: Kamer Shabani, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, Saber Arifaj, pronar i një autoshkolle në Gjakovë, Sadri Sutaj, ekzaminer, Avni Avdyli, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjilan, Trim Avdyli, ekzaminer dhe djali i drejtorit, Emsh Ahmeti, ekzaminer, Drilon Ahmeti, punëtor në një autoshkollë dhe dy persona të tjerë me pozita të përfshira në procesin e testimit.
Sinjali mëson se gjykata ka vendosur që të caktojë një masë sigurie alternative, ku ndaj tyre është marrë vendim për arrest shtëpiak.
Tutje, Sinjali ka mësuar se në mesin e të arrestuarve që raportoi ishin edhe Afrim Toçani, 59 vjeçar dhe Naim Murseli.
Në këtë operacion janë sekuestruar një numër i madh i provave materiale: 1 armë AK-47, 2 revole, 224 fishekë, para të gatshme në euro dhe franga zvicerane, 17 telefona mobilë, 3 kompjuterë, 2 USB si dhe dokumentacion i rëndësishëm që do të përdoret në vijim të hetimeve.
Në një rast tjetër, por të lidhur me aksionet e ditës, në komunën e Vitisë, Sinjali ka raportuar se është arrestuar Ekrem Ahmeti, 56-vjeçar, i cili u kap me një armë gjahu të llojit dytytëshe vertikale (turke) dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm. Hetimet zbuluan se leja e armës kishte skaduar që në vitin 2011, duke e bërë posedimin e saj të paligjshëm.
Lidhur me rastin, Sinjali ka siguruar ekskluzivisht të gjithë vendimin që është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj tyre.
Vendimi:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!