image Ekskluzive: Shtiu me kallashnikov në Pejë dhe u arratis – I dyshuari kapet pas një dite në arrati, konfiskohet AK-47 (EMRI)

Ekskluzive

Ekskluzive: Shtiu me kallashnikov në Pejë dhe u arratis – I dyshuari kapet pas një dite në arrati, konfiskohet AK-47 (EMRI)

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive për një rast të rëndë që ka ndodhur më 16 korrik 2025 në fshatin Qyshk të Pejës, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë rrezikuar dy persona.

Burime të besueshme brenda Prokurorisë bëjnë me dije se në këtë rast i dyshuari Shpëtim Gashi rreth 28-vjeçar, dyshohet se ka shtënë me armë automatike – AK-47 në drejtim të B.Z, rreth 66-vjeçar dhe B.Z. rreth 25-vjeçar, pas një përplasjeje, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë në arrati për më shumë se 24 orë.

Sipas informatave që posedon Gazeta Sinjali, mbrëmjen e 17 korrikut rreth orës 19:30, pas një pune operative të Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e përdorur në rast – një kallashnikov (AK-47), prodhim jugosllav, si dhe një karikator i zbrazët.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si: – Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes janë duke vazhduar nga Policia e Pejës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/