image Ekskluzive: Shoferi i autobusit ‘Fershped Reisen’ e sulmon shoferin e një veture te stacioni i autobusëve

Siguri

Ekskluzive: Shoferi i autobusit ‘Fershped Reisen’ e sulmon shoferin e një veture te stacioni i autobusëve

news image

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen të futen në telashe, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ndodhi të enjten përballë Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ku shoferi i një veture po dyshohet se u sulmua nga shoferi i një autobusi.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit të kompanisë ‘Fershped Reisen’ nga Ferizaj.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht ia kishte zënë rrugën shoferit të një veture dhe më pas ka dalë dhe e ka sulmuar fizikisht.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka rrëfyer në detaje se si ndodhi konflikti verbal me të dyshuarin që më pas eskaloi.

Si rezultat i denoncimit, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulmi”.

/GazetaSinjali/