image Ekskluzive | Shkoi t’ia kërkonte borxhin, ia bëri copë xhamin e Mercedesit me targa të huaja në Zubin Potok

Ekskluzive

Ekskluzive | Shkoi t’ia kërkonte borxhin, ia bëri copë xhamin e Mercedesit me targa të huaja në Zubin Potok

news image

Një mosmarrëveshje për borxh ka përfunduar me dëmtimin e një automjeti në Zubin Potok, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim nga policia.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti është raportuar mbrëmjen e 6 qershorit në rrugën “Kolashinskih Knjezheva”, ku një qytetar ka denoncuar se automjeti i familjes së tij ishte dëmtuar qëllimisht.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, i dyshuari Radivoje Bisevac dyshohet se ka dëmtuar xhamin e një automjeti Mercedes Vito me targa të huaja, në pronësi të vëllait të ankuesit.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh që viktima i kishte të dyshuarit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa ankuesi dhe dëshmitari janë intervistuar në stacion policor.

Policia ka tentuar ta lokalizojë të dyshuarin në adresën e tij, por ai nuk është gjetur. Më pas, ai është kontaktuar përmes telefonit dhe ka njoftuar se do të paraqitet në Stacionin Policor në Zubin Potok gjatë mëngjesit të së dielës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/