image Ekskluzive: Sherri për një sasi narkotikësh përfundon me armë e grushte – 17-vjeçari sulmon bashkëmoshatarin në Fushë Kosovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Sherri për një sasi narkotikësh përfundon me armë e grushte – 17-vjeçari sulmon bashkëmoshatarin në Fushë Kosovë

news image

Një përleshje mes dy të miturve në Fushë Kosovë ka përfunduar me pasoja të rënda për një prej tyre, ndërsa tjetri është ndaluar nga Policia nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se më 6 korrik rreth orës 00:30, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është paraqitur shtetasi N.B. 47 vjeçar, i cili ka raportuar se djali i tij, A.B. 19 vjeçar, ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri nga një bashkëmoshatar.

I dyshuari A.G. 17 vjeçar, i cili u soll në polici nga vetë denoncuesi, dyshohet se e ka goditur me boks viktimën në fytyrë, ndërsa sipas deklaratës së të dëmtuarit, sulmi ka ndodhur nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Motivi i përplasjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje rreth një sasie të dyshuar narkotikësh. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ku ka pranuar goditjen, por ka mohuar posedimin e armës.

Me urdhër të Prokurores për të Mitur, rasti është iniciuar për “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj të miturit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

Sinjali do të sjellë detaje shtesë për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/