image Ekskluzive | Sherri mes fqinjëve përfundon me armë në dorë – ndërhyn Policia, arrestohet 64-vjeçari në Klinë

Siguri

Ekskluzive | Sherri mes fqinjëve përfundon me armë në dorë – ndërhyn Policia, arrestohet 64-vjeçari në Klinë

news image

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve në fshatin Grabanicë të Klinës ka eskaluar deri në përdorimin e armës, duke detyruar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Kurt Kurti (64 vjeç), ndërsa viktimë në këtë rast është Ramadan Xhema (67 vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 19:15, pas një fjalosjeje mes dy fqinjëve.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar para Policisë se gjatë debatit, Kurt Kurti kishte nxjerrë armën dhe e mbante në dorë. Edhe pse, sipas deklarimit të tij, arma nuk ishte drejtuar në drejtim të tij, ai është ndier i kanosur dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë ndërhyrjes, 64-vjeçari ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka dorëzuar vullnetarisht armën, e cila bashkë me municionin është sekuestruar si provë materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, Kurt Kurti është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/