Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve në Prishtinë ka përfunduar me dhunë, ku një 23-vjeçar mbeti i lënduar pasi dyshohet se u godit me kaçavidë, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Çlirim Alshiqi, rreth 27-vjeçar, ndërsa viktimë A.B, rreth 24-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 22:00, në rrugën “Hasan Dema” në Prishtinë.
Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe Çlirim Alshiqi e ka sulmuar A.B me një kaçavidë, duke i shkaktuar lëndime në krahun e majtë.
23-vjeçari është dërguar në QKUK, ku ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari, me vendim të Prokurorit, fillimisht është dërguar për ekzaminim psikiatrik, e më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Çlirim Alshiqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!