Një përleshje mes shtetasve të huaj në orët e para të mëngjesit ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës në kryeqytet.
Gazeta Sinjali mëson se rreth orës 04:00, është raportuar një rrahje në progres në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka hasur tre shtetas të huaj: Jimmy Alex Westling (28 vjeç), shtetas suedez, Philip Francis Lea (32 vjeç), shtetas britanik, dhe Robel Huruy (22 vjeç), shtetas suedez.
Pas shoqërimit në Stacionin Policor dhe intervistimit në prani të përkthyesit, suedezi Jimmy Alex Westling është intervistuar në cilësinë e ankuesit dhe ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.
Ndërkaq, britaniku Philip Francis Lea është intervistuar si i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa suedezi tjetër, Robel Huruy, në cilësinë e dëshmitarit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa shtetasi britanik është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!