image Ekskluzive | Sherr mes familjarëve në Pejë, përfundojnë në spital dhe polici pas përleshjes me grushte e shkopinj

Siguri

Ekskluzive | Sherr mes familjarëve në Pejë, përfundojnë në spital dhe polici pas përleshjes me grushte e shkopinj

news image

Një konflikt familjar ka eskaluar në dhunë fizike në Pejë, ku katër persona të së njëjtës familje dyshohet se janë përfshirë në një përleshje me grushte dhe mjete të forta, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 20 qershorit në rrugën “Mehmet Ibraj”, ku Policia ka pranuar informacion për një rrahje mes disa personave.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhej fjalë për një konflikt ndërmjet anëtarëve të së njëjtës familje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në incident dyshohet se janë përfshirë A.Z., S.Z., R.Z. dhe B.Z.

Sipas hetimeve fillestare, gjatë përleshjes janë përdorur grushte, por edhe mjete të forta druri, duke shkaktuar lëndime tek personat e përfshirë.

Njëri nga të dyshuarit është shoqëruar menjëherë në Stacionin Policor në Pejë, ndërsa të tjerët janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, edhe ata janë shoqëruar në polici për procedura të mëtejshme.

Për shkak të lidhjeve familjare mes palëve, rasti është marrë në trajtim nga hetuesit për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të siguruara, tre nga të dyshuarit janë vëllezër mes vete, ndërsa personi i katërt është djali i njërit prej tyre.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

/GazetaSinjali/