Rreth 300 bimë dhe rrënjë kanabisi janë gjetur në fshatin Bradash të Podujevës, në një aksion të zhvilluar nga autoritetet kompetente, shkruan Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rast.
Edhe të arrestuarit sipas burimeve të Sinjalit janë nga familja Hoti.
Të dyshuarit janë shoqëruar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!