image Ekskluzive | Rrahje në sheshin “Shatërvan”, Policia arreston një të dyshuar – i gjen edhe armë me 5 fishekë

Siguri

Ekskluzive | Rrahje në sheshin “Shatërvan”, Policia arreston një të dyshuar – i gjen edhe armë me 5 fishekë

news image

Një përleshje mes disa personave në sheshin “Shatërvan” në Prizren ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari, tek i cili Policia ka gjetur edhe një armë zjarri, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Amush Sallashi, 20-vjeçar, ndërsa në këtë rast si të dyshuar figurojnë edhe Hasan Mulaoglu, 22-vjeçar, dhe Elmir Bajrami, 28-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia kishte pranuar informacion për një rrahje mes disa personave në sheshin “Shatërvan”, ku patrullat kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të ndalojnë personat e përfshirë në incident.

Gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit kryesor, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ZORAKI 917-T, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore ka pësuar Xh.K. (2004), ndërsa një nga të dyshuarit është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e kriminalistikës, të cilët, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë iniciuar rastin për veprat penale përkatëse.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari tek i cili është gjetur arma është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përleshjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/